Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri ne të dendura dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në orët e mbrëmjes e në vazhdim më të përqendruara në pjesën perëndimore të vendit. Reshje bore të dobëta në male. Do të jetë dhe prania e mjegullës në pjesën jugperëndimore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1– 8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8 – 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/17 | Re diell /shi |
| Kukës | 6/15 | Re diell /shi |
| Lezhë | 9/17 | Re diell /shi |
| Dibër | 4/15 | Re diell /shi |
| Durrës | 8/19 | Re diell /shi |
| Tiranë | 9/19 | Re diell /shi |
| Elbasan | 7/20 | Re diell /shi |
| Berat | 6/21 | Re diell /shi |
| Vlorë | 9/20 | Re diell /shi |
| Korçë | 3/13 | Re diell /shi |
| Gjirokastër | 5/18 | Re diell /shi |
| Sarandë | 9/19 | Re diell /shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI