SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 10 mars 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Prej orëve të mesditës deri në orët e vona të mbrëmjes reshjet me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në një pjesë të madhe të territorit (përjashtuar pjesërisht jugperëndimin dhe juglindjen).

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare  2 – 8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi 10 – 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër13/16Re shi
Kukës10/16Re shi
Lezhë14/18Re shi
Dibër8/13Re shi
Durrës13/22Re shi
Tiranë14/20Re shi
Elbasan11/20Re shi
Berat10/21Re shi
Vlorë13/21Re shi
Korçë7/14Re shi
Gjirokastër7/16Re shi
Sarandë10/18Re shi
error: