Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Prej orëve të mesditës deri në orët e vona të mbrëmjes reshjet me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në një pjesë të madhe të territorit (përjashtuar pjesërisht jugperëndimin dhe juglindjen).
Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2 – 8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi 10 – 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/16 | Re shi |
| Kukës | 10/16 | Re shi |
| Lezhë | 14/18 | Re shi |
| Dibër | 8/13 | Re shi |
| Durrës | 13/22 | Re shi |
| Tiranë | 14/20 | Re shi |
| Elbasan | 11/20 | Re shi |
| Berat | 10/21 | Re shi |
| Vlorë | 13/21 | Re shi |
| Korçë | 7/14 | Re shi |
| Gjirokastër | 7/16 | Re shi |
| Sarandë | 10/18 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI