-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira të dendura deri në orët e para të ditës, më pas alternime vranësirash dhe kthjellime.
Gjatë orëve të para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebeshëve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Më tej reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës ndërprerje të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperendim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/20 | Re shi diell |
| Kukës | 10/18 | Re shi diell |
| Lezhë | 15/22 | Re shi diell |
| Dibër | 10/19 | Re shi diell |
| Durrës | 13/21 | Re shi diell |
| Tiranë | 16/23 | Re shi diell |
| Elbasan | 13/21 | Re shi diell |
| Berat | 13/23 | Re shi diell |
| Vlorë | 18/22 | Re shi diell |
| Korçë | 8/16 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 12/16 | Re shi diell |
| Sarandë | 16/18 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.