“Po nuk hynë në burg dhe po nuk u përgjigjën ata që e kanë garantuar dhe e kanë menaxhuar korrupsionin e politikës, që ishin fitimkrijuesit më të mëdhenj me korrupsioni, gjykatësit dhe prokurorët, harrojeni që pastrohet politika”, deklaroi në mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama.
I ftuar në një studio televizive, Rama tha se “nuk diskutohet që edhe politikanët kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe kanë mëkate e përgjegjësi të drejtpërdrejta, jo të gjithë dhe jo njësoj”.
“Por që kur unë e vura në programin e PS-së reformën në drejtësi, e cila u bë sepse isha unë dhe PS, për herë të parë u godit koorporata e korrupsionit në Shqipëri, ajo e gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Rama.
Rama tha se “politikanët kur u jepet mundësia një pjesë e tyre bëjnë korrupsion, sepse ata që janë aty për të goditur fenomenin janë më të korruptuar se të gjithë”///atsh///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi