Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore si dhe lënia e vendit masave ajrore me origjinë jugore nga orët e mesditës e në vazhdim.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, nga orët e pasdites vranësira deri mesatar të larta transparente fillimisht përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 10-13m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/19 | Diell |
| Kukës | -1/18 | Diell |
| Lezhë | 3/18 | Diell |
| Dibër | -2/19 | Diell |
| Durrës | 4/20 | Diell |
| Tiranë | 7/19 | Diell |
| Elbasan | 5/20 | Diell |
| Berat | 0/20 | Diell |
| Vlorë | 6/18 | Diell |
| Korçë | -1/14 | Diell |
| Gjirokastër | 0/20 | Diell |
| Sarandë | 7/19 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata