Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Duke filluar pas orëve të mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra intensiteti deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Këto reshje në zona të izoluara do të jenë në formën e rrebesheve të vrullshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat përreth tyre reshjet do të jenë në formën e vesës së shiut. Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/29 | Diell re shi |
| Kukës | 11/22 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/28 | Diell re shi |
| Dibër | 12/23 | Diell re shi |
| Durrës | 16/27 | Diell re shi |
| Tiranë | 17/29 | Diell re shi |
| Elbasan | 16/28 | Diell re shi |
| Berat | 15/30 | Diell re shi |
| Vlorë | 16/25 | Diell re shi |
| Korcë | 9/21 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/26 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI