Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet të jetë kryesisht me kthjellime (diell) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje.
Në orët e mesditës dhe pasdites në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu lokale dhe të dobëta në formën e pikave në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull e dendur ose mjegullinë dhe shikim i reduktuar do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/15 | Diell re |
| Kukës | 4/11 | Diell re |
| Lezhë | 7/15 | Diell re |
| Dibër | 5/12 | Diell re |
| Durrës | 8/16 | Diell re |
| Tiranë | 9/16 | Diell re |
| Elbasan | 6/16 | Diell re |
| Berat | 6/17 | Diell re |
| Vlorë | 9/17 | Diell re |
| Korçë | 3/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 5/15 | Diell re |
| Sarandë | 8/17 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata