Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës. Në zonat luginore dhe disa pjesë të tjera të vendit në orët e mëngjesit mjegull e dendur ose mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi nga 1 deri në 7m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/15 | Diell |
| Kukës | 4/8 | Diell |
| Lezhë | 3/14 | Diell |
| Dibër | 3/9 | Diell |
| Durrës | 4/16 | Diell |
| Tiranë | 5/17 | Diell |
| Elbasan | 3/16 | Diell |
| Berat | 2/16 | Diell |
| Vlorë | 5/18 | Diell |
| Korçë | -1/5 | Diell |
| Gjirokastër | -1/10 | Diell |
| Sarandë | 7/18 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri