Vizitorë të shumtë zgjodhën qytetin e Përmetit dhe thesaret natyrore të tij për të kaluar ditët e para të vitit të ri. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ujërat termale të Bënjës, me vizitorë. Sipas AKZM, Bënja, pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” vazhdon të kryesojë listën, si një prej destinacioneve natyrore më të kërkuara në qarkun e Gjirokastrës dhe të Përmetit.
Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit.
Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës.
Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.
Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI