SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 7 qershor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrota e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojë prezenca e vranësirave mesatare të larta transparente e kalimtare, të cilat do të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –  verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor kryesisht në orët e pasdites e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/33Diell
Kukës17/32Diell
Lezhë18/32Diell
Dibër14/31Diell
Durrës19/33Diell
Tiranë19/31Diell
Elbasan18/35Diell
Berat16/34Diell
Vlorë18/32Diell
Korçë15/27Diell
Gjirokastër17/33Diell
Sarandë19/32Diell
error: