Një turiste franceze, e cila rezultonte e humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore nga Policia dhe grupi i shpëtimit i përbërë edhe nga alpinistë. Turistja me origjinë nga Franca kishte humbur kontaktet prej disa ditësh, ndërsa gjetja e saj u realizua gjatë orëve të pasdites. Gjendja e saj shëndetësore rezulton e mirë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga momentet e shpëtimit të turistes nga Franca, u shpreh se ky është një lajm i mirë, ndërsa kujton se “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”. “Lajm i mirë. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, shkruan Balla./(Albi FORTUZI)///











ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.