Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e premte parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike për vendin tonë.
Në këtë mënyrë moti në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/34 | Re shi/stuhi |
| Kukës | 15/31 | Diell re/shi |
| Lezhë | 18/32 | Re shi |
| Dibër | 14/32 | Diell re/shi |
| Durrës | 20/33 | Diell re/shi |
| Tiranë | 21/33 | Diell re/shi |
| Elbasan | 21/33 | Diell re/shi |
| Berat | 18/34 | Diell re |
| Vlorë | 18/31 | Diell re |
| Korçë | 14/28 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/33 | Diell re |
| Sarandë | 19/32 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI