Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat përgjatë Ultësirës Perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Në relievet malore reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s.
Përkohësisht në orët e mesditës dhe në momentet me reshje shiu era e vrullshme deri në 12-15m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/30 | Diell re shi |
| Kukës | 15/22 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/29 | Diell re shi |
| Dibër | 13/20 | Diell re shi |
| Durrës | 19/29 | Diell re shi |
| Tiranë | 21/30 | Diell re shi |
| Elbasan | 16/30 | Diell re shi |
| Berat | 15/30 | Diell re shi |
| Vlorë | 18/28 | Diell re shi |
| Korcë | 14/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/28 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/28 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI