SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë 16 janar 2021

 -Moti sot parashikohet të nisë i kthjellët në zonën e qendrës dhe atë të veriut si dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonën e jugut.

Deri në orët e mesditës në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në relievet kodrinore-malore në lartësitë mbi 500 metër do të ketë reshje dëbore.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare deri e fortë dhe me rrahje në bregdet, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

  Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër-1/7Diell
Kukës-3/2Diell
Lezhë0/6Diell
Dibër-6/0Diell
Durrës2/8Diell
Tiranë0/8Diell
Elbasan-1/7Re diell
Berat-1/8Re diell
Vlorë1/10Shi diell
Korçë-4/2Borë diell
Gjirokastër-1/8Shi/borë diell
Sarandë2/11Shi diell
error: