Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se ” 212 mijë objekte janë legalizuar deri tani në shkallë vendi dhe kjo shifër është 10-fish më e lartë krahasuar me vitin 2013, ku gjetëm vetëm 21 mijë objekte të legalizuara”.
Gjatë një interviste televizive Lame u shpreh se, “në totalin kanë qenë 310 mijë objekte të deklaruara për proces legalizimi, nga të cilat 212 mijë janë legalizuar”.
Me ndryshimet në ligj shpjegoi ai, i është dhënë zgjidhje edhe një pjese tjetër të objekteve dhe vetëm 60 mijë objekte janë të palegalizueshme, për të cilat po punojmë t’i japim zgjidhje.
Duke u ndalur në procesin e legalizmit në zonën bregdetare të vendit, Lame tha se “në 8 zona të jugut të vendit, ka nisur procesi i regjistrimi fillestar të pronave dhe janë 13 mijë e 200 pasuri nga të cilat 3 mijë janë godina”.
Për herë të parë tha ai, ne kemi ndërtuar hartën e pronave në zonën bregdetar të vendit dhe kemi ndarë mbi 500 legalizime në fshatin Ilias dhe Borsh.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI