SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 23 dhjetor 2023

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të  ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime në pjesën më të të madhe të territorit. Reshje shiu  të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri rreth orëve të mesditës. Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në orët e mbrëmjes vranësirat priten të jenë të përqendruara në relievet malore kryesisht në verilindje. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim shikimi në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/13Re shi diell
Kukës2/8Re diell
Lezhë6/14Re shi diell
Dibër3/7Re diell
Durrës10/14Diell re
Tiranë9/17Diell re
Elbasan7/14Diell re
Berat4/20Diell re
Vlorë7/19Diell re
Korçë          2/12Diell re
Gjirokastër1/13Diell re
Sarandë9/16Diell re
error: