Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Në zonën bregdetare dhe ne relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera-herës deri të dendura.
Këto vranësira në zonat malore shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulet.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/34 | Diell re |
| Kukës | 20/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/33 | Diell re |
| Dibër | 19/33 | Diell re shi |
| Durrës | 21/34 | Diell re |
| Tiranë | 25/35 | Diell re |
| Elbasan | 25/35 | Diell re shi |
| Berat | 19/35 | Diell re |
| Vlorë | 23/34 | Diell re |
| Korçë | 19/31 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 19/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 21/33 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.