Infeksioni masiv i misrit, nje shqetesim kryesor i fermereve ne fushat e Bashkise Finiq, ka bërë bashkë ayrtare te Bashkise, te Ministrisë se Bujqesise dhe pedagogë të Universitetit Bujqesor te Tiranes.

Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, me kete rast ka zhvilluar një takim me përfaqësues të prodhuesve të misrit, së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë, Dhimitër Kote, një grup pedagogësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe specialistë të mbrojtjes së bimeve të qarkut për një problem mjaft shqetësues që u shfaq së fundmi në bujqësi.

Diskutimi u fokusua në mënyrat për të menaxhuar dëmtuesin Diabrotica virgifera virgifera LeConte, i cili kryesisht infekton sistemin rrënjor të misrit dhe pret kërcellin e bimëve të reja në bazën e tyre.

Prodhuesit diskutuan për një problem mjaft të rëndë në të mbjellat e këtij viti dhe organet kompetente duke konstatuar problemin në terren dhe moren kampione për të identifikuar dëmtuesin në një laborator të specializuar, me qëllim trajtimin e duhur të tij./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI