Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, më pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat në relievet kodrinore – malore të zonës së jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Më pas mot përsëri i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim kryesisht e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-3m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 7-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/34 | Diell re |
| Kukës | 20/29 | Diell re |
| Lezhë | 26/34 | Diell re |
| Dibër | 18/30 | Diell re |
| Durrës | 20/34 | Diell re |
| Tiranë | 26/35 | Diell re |
| Elbasan | 22/36 | Diell re shi |
| Berat | 22/36 | Diell re shi |
| Vlorë | 23/35 | Diell re |
| Korcë | 17/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 18/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 20/31 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade