Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e shtunë parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e vranësirat pritet të jenë prezente kryesisht në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/37 | Diell |
| Kukës | 21/32 | Diell re |
| Lezhë | 21/36 | Diell |
| Dibër | 17/34 | Diell re |
| Durrës | 22/37 | Diell |
| Tiranë | 22/36 | Diell |
| Elbasan | 20/38 | Diell re |
| Berat | 17/37 | Diell re |
| Vlorë | 20/36 | Diell |
| Korçë | 16/33 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/38 | Diell re |
| Sarandë | 20/37 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.