4 prill /ATSH/ -Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht në jug të vendit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të vazhdueshme në jug e juglindje me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu të dobëta e të përkohshme. Pjesa veriore nuk do të përfshihet nga reshjet. Në lartësitë mbi 700 metër në juglindje hera herës reshjet e shiut do të përzien me dëborë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore erë e vrullshme.
Det i trazuar i forcës 5 ballë gjatë gjithë ditës për shkak të fuqizimit të erës.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 re diell
Kukës 0/10 re
Lezhë 2/17 re diell
Dibër -2/9 re shi i dobët
Durrës 5/18 re diell
Tiranë 5/17 re diell shi i dobët
Elbasan 4/17 re diell shi i dobët
Berat 2/17 re diell shi
Vlorë 6/18 re shi
Korçë 0/6 re shi borë
Gjirokastër 2/16 re shi
Sarandë 6/18 re shi
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI