SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë 8 janar 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në lartësinë mbi 800 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra ne juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër3/12Re shi
Kukës-1/4Re shi/borë
Lezhë4/11Re shi
Dibër-2/3Re shi/borë
Durrës6/13Re shi
Tiranë6/13Re shi
Elbasan5/13Re shi
Berat3/12Re shi
Vlorë8/14Re shi
Korçë2/8Re shi/borë
Gjirokastër4/12Re shi
Sarandë6/14Re shi
error: