Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha para selisë së PD, Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, u ka bërë thirrje sot demokratëve që të mos bëhen ‘mish për top të Saliut’.
Ai u kërkon demokratëve të protestojnë paqësisht për të drejtat e tyre, teksa thekson se Berisha nuk do t’i mbrojë dot nëse me urdhër të tij, ata kryejnë akte dhune dhe vihen para drejtësisë.
Sipas Brozit, Berishën nuk e mbron dot më askush ‘për krimet makabre dhe korrupsionin marramendës’, pasi ai përballjen e ka me Amerikën dhe së shpejti edhe me SPAK.
“Demokratë, mos u bëni mish për top të Saliut! Protestues të thirrur nga Sala: Ai nuk ju mbron dot nëse me nxitjen e urdhrave të tij ju do kryeni akte dhune dhe do viheni para drejtësisë. Demokratë: Protestoni paqësisht për të drejtat e juaja, por jo për mbrojtjen e atij qe askush nuk do mundet ta mbroje më për krimet makabre dhe korrupsionin marramendës. Ai përballjen e ka me Amerikën dhe besoj së shpejti edhe me SPAK!”, shkruan ai.
Berisha ka thirrur sot në orën 12:00 protestë para selisë blu për rrëzimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Pavarësisht deklaratave se protesta do të jetë paqësore, Berisha tha dje se do të ketë pasoja shumë të rënda për ‘mercenarët që shoqërojnë Bashën’. Nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenarë dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa. Dyert e selisë së PD janë të mbyllura, ndërsa Basha ndodhet në zyrën e tij që prej orës 08:30, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve të PD.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI