SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, reshje shiu dhe bore në lartësitë mbi 400 metër

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar parashikohet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet me intensitet mesatar e hera herës deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më pas pritet reshjet e herëpashershme të kenë rënie të intensitetit e nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite, reshjet pritet të fitojnë intensitet e të bëhen të vazhdueshëm, ku në jug reshjet fitojnë intensitet deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Parashikohet prezencë e reshjeve të borës  me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet malore që në orët e para të 24- orëshit. Nga orët e mesditës reshjet e borës pritet të jenë prezente në lartësitë mbi 400-700metër si dhe  të fitojnë intensitet deri në mesatar.

Parashilohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut e borës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi e të bëhet e vrullshme e problematike 30m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër2/10Re shi/bore
Kukës-4/-1Re shi/bore
Lezhë6/6Re shi/bore
Dibër-3/-1Re shi/bore
Durrës6/10Re shi
Tiranë7/10Re shi
Elbasan1/8Re shi/bore
Berat4/12Re shi
Vlorë6/12Re shi
Korçë2/6 Re shi/bore
Gjirokastër5/7Re shi
Sarandë7/13Re shi
error: