Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materialet në Prokurori për shtetasit E. S., 53 vjeç, dhe V. C., 54 vjeç, të dy banues në Sarandë, pas një konflikti fizik mes tyre.
Sipas njoftimit të Policisë, konflikti ka përfshirë edhe fëmijët e tyre. Dyshohet se shtetasi V. C. ka nxitur fëmijën e tij të mitur që të godasë me grusht djalin 12-vjeçar të shtetasit E. S.
Megjithatë, policia nuk ka saktësuar nëse sherri filloi mes fëmijëve apo mes prindërve.
Të dy shtetasit janë vënë nën hetim, dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri