SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, temperaturat më të larta në Elbasan dhe Berat

  •  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga afrika e veriut.
  • Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në veri si dhe në relievet kodrinore – malore alternime vranësirash mesatare të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
  • Vranësirat në orët e nxehta të ditës në relievet malore në veri pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
  • Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
  • Temperaturat parashikohen:
  • QYTETET Temperaturat në °C Sigla
  • Shkodër 24/39 Diell re shi
  • Kukës 20/35 Diell re shi
  • Lezhë 24/38 Diell re shi
  • Dibër 18/36 Diell re shi
  • Durrës 26/38 Diell pak re
  • Tiranë 27/38 Diell pak re
  • Elbasan 25/39 Diell pak re
  • Berat 22/39 Diell pak re
  • Vlorë 23/37 Diell pak re
  • Korcë 16/34 Diell re
  • Gjirokastër 18/37 Diell pak re
  • Sarandë 22/37 Diell ///

error: