Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshjet shiu me intensitet të ulët do të prekin fillimisht vijën bregdetare në orët e mëngjesit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në veriperëndim në orët e pasdites reshjet fitojnë intensitet deri mesatar. Në mbrëmje në Alpe dhe në zonat malore në verilindje reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s e në bregdet dhe në zonat luginore mesatare deri në 10m/s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/13 | Re diell shi |
| Kukës | -1/10 | Re diell shi |
| Lezhë | 3/15 | Re diell shi |
| Dibër | -1/9 | Re diell shi |
| Durrës | 6/15 | Re diell shi |
| Tiranë | 6/15 | Re diell shi |
| Elbasan | 5/14 | Re diell shi |
| Berat | 3/16 | Re diell shi |
| Vlorë | 4/15 | Re diell shi |
| Korcë | 1/9 | Re diell |
| Gjirokastër | 0/13 | Re diell shi |
| Sarandë | 7/16 | Re diell shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI