Pas aeroportit te Kukesit pritetet te nisin procedurat per aeroportin e Sarandes dhe ate te Korçë . Kjo u be e ditur per publikun sot nga Kukesi nga Ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku, “Para disa vitesh do të dukej ëndërr. Shpesh kemi folur për nevojën e aeroporteve të tjera në territor, por dukej një ëndërr e largët për tu realizuar. Ndërkohë vetëm në dy vitet e fundit ne dorëzojmë një aeroport të ri ndërkombëtar në vend dhe nisim punën për një aeroport të 3-të”, tha Balluku.

Balluku po ashtu bëri të ditur se brenda 4 vjeçarit të ardhshëm parashikohet edhe nisja e punimeve për dy aeroporte të tjera ndërkombëtare.
“Këto dy aeroporte, ai i Sarandës dhe Korçës do të akomodojnë vetëm nevojat turistike, duke përmbyllur kështu një strategji me 5 aeroporte në territorin e Shqipërisë, të ndara në mënyrë të barazvlefshme përsa i përket veriut, qendrës, jugut dhe lindjes”, tha Balluku.//SR-R///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI