FINIQ, 10.Prill/ Radio Saranda”/Disa ditë më parë, njerëz të panjohur kane goditur me thikë gomat dhe më pas kanë prerë edhe kablot e frenave të autovetures se kryetarit te bashkise Finiq, Kristo Kiço.
Në një prononcim për Radion zoti Kiço vuri në dukje se “Para disa ditësh konstatova se ishin çarë gomat e makinës në parkingun pranë banesës. Njoftova policinë dhe u konstatua se ishin care nga disa goditje me thikë.
Pas disa ditëve, kostatova se kavot e frenave të dorës ishin prerë .E denoncova edhe këtë veprim . Procesi është në ndjekje nga organet e hetuesisë. “-tha Kiço.
Lidhur me një vlerësim rreth këtyre veprimeve të qëllimshme kriminale, kryetari i bashkisë Finiq Kristo Kiço u shpreh se “Është hera e parë në jetë që më ndodh kjo , pasi nuk kam patur konflikte.
Dua t’ua lë organeve komptente të bëjnë punën e tyre për të zbardhur këtë ngjarje”-tha ai./
/R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI