Investimet strategjike në infrastrukturën rrugore nga jugu në veri të vendit, tashmë kanë marrë formë duke u kthyer në arterie të rëndësishme me ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku kanë përuruar me 2 korrik ndërtimin e aksit rrugor më të ri që i është shtuar infrastrukturës jugore në Jug të vendit, atë Kardhiq-Delvinë.
Kryeministri Rama, në përurimin e këtij aksi tha se “më datë 7 korrik do të hapet plotësisht edhe bajpasi i Vlorës, ndërsa theksoi se, do të nisë puna për “Korridorin Blu” që nis nga Murriqani dhe përfundon në Fier.
“Po tani, si është radha? Tani mbaroi kjo, tjetra është Llogoraja dhe do hapim bajpasin e Vlorës. Bajpasi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI