Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Lajmin e ka dhënë sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky është “konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde evropiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”.
“Lajm i mirë. Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde evropiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, theksoi Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI