Deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaroi sot se ish-ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve, tashmë në kërkim.
Në një deklaratë për mediet, Orjola Pampuri përdor si argument të dhënat e sitemit TIMS si provë e udhëtimit jashtë vendit të ish-ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri .
“Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar. Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve të ish-ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri rezulton se nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar”, shprehet ajo.
Pampuri thekson se ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë
“430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka. Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit”, shprehet ajo.
Gështenja: Cani refuzoi të firmosë projektin për inceneratorët, ishte me shkelje me ligjin
Deputeti i PD-së Lefter Gështenja deklaro sot se ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani refuzoi të firmosë sepse projekti për inceneratorët ishte me shkelje me ligjin.
Duke publikuar një video nga dëshmia e ish-ministrit Cani në komisionin hetimor, Gështenja shprehet se përditë zbulohen detajet e vjedhjes së shekullit, 430 milionë euro të buxhetit të shtetit në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe shokëve të tyre.
“Ministria e Financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin: Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, procedurë me negocimi pa shpallje në kundërshtim me ligjin. Ish-ministri i Financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ahmetaj e miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani. Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve”, shprehet ai.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore