Partia Demokratike ka paditur në SPAK, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.
Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se provat që PD ka paraqitur në një padi penale në SPAK, lidhen me Ëngjëll Agaçin për inceneratorin e Elbasanit.
Duke pretenduar se ka fakte që provojnë shkelje, Zhupa shprehet se “në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, është një shkresë e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike, ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish-ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur për procedurën për koncesionin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje, i kërkonte mendim sipas rregullit. APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish-ministri Koka i dërgon një letër të dytë. Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së cilës është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësisht, sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projektakteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave”.
“Në përgjigje APP thotë “ Ligji nuk njeh asnjë procedurë tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedurë që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese”, tha Zhupa.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI