Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni për Rithemelimin bëri publike emrat për zgjedhjet e 6 marsit, duke e cilësuar këtë, farsën e radhës të Berishës.
PD njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD-së për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
“Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thekson PD.
Sipas PD ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha publikoi listën e kandidatëve të Partisë që do garojnë ditën e diel më 6 mars, për kandidatë për kryetar bashkie në 6 bashkitë të vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI