Partia Demokratike deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa.
Në një reagim pas deklaratave të Kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha në intervista televizive, Partia Demokratike thekson se Rama dhe Berisha janë njësoj.
“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thekson PD.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI