Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu sot mirënjohjen ndaj dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit.
“Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji”, u shpreh Peleshi në një potim në rrjetet sociale.
Peleshi u uroi shërim të shpejtë dy efektivëve.

Sipas njoftimit nga MM, 3 shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi po ashtu se gjendja shëndetësore e dy ushtarakëve shqiptarë është e stabilizuar.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI