/SARANDË, 28 Mars-Radio SARANDA/// Pensioni në shtëpi. Si e presin këtë shërbim pensionistët?.
Gjatë këtyre ditëve në edicionet informative kemi bërë të ditura shërbimet që ofron Filiali i Postës shqipare në Sarandë, në kushtet e pandemisë.. Po c’thonë vetë pensionistët për këtë shërbim? Ne kontaktuam sot me pensionistin Sofokli Mekshi dhe morëm përshtypjet e tij .
“Unë shkova direct në Postë, shkrova në një fletë identitetin tim , numrin e kartës ID, adresën e saktë dhe për dy ditë pensioni më erdhi në zarf në pallatin time, në lagjen Kodër,(Lagjja Nr.4).”-pohon pensionisti Mekshi.
Sipas tij, “nje pensioniste F.Thoma mori në telefon Filialin të Postës dhe për dy orë pensioni i erdhi në shtëpi”,-pohon I kënaqur ng ky shërbim në ditë pandemie, zoti Mekshi në Sarandë.///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI