Kryeministri Edi Rama informoi sot se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shtesë bashkë me pensionin e ardhshëm, nga fondi i mbledhur nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.
“Jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë”, tha Rama, në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë.
Por, vijoi ai, se sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm por kemi edhe informimin konkret se për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të rinj që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet herën e ardhshme.///
ME SHUME LAJME
BLIC: Gimi, taksisti human i Urgjencës.
Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore