Që prej 2 dhjetorit 724 mijë pensionistë kanë nisur të marrin pensionet bashkë me bonusin e fundvitit. Masa e shpërblimit ka ardhur në rritje krahasuar me vitet e fundit dhe kostoja totale në faturën e shtetit shkon në 9.8 miliardë lek. Bonusi do të ndahet sipas vlerës së pensioneve mujore, kush merr më pak do të përfitojë më shumë.
“Në momentin që vijnë në sportel për të tërhequr pensionet, mund të marrin edhe shpërblimin në bazë të kategorive. Për pensionistët me bazë pensioni mbi 20 mijë lek, masa e bonusit është 10 mijë. Për ata me bazë pensioni nën 20 mijë masa e shpërblimit është 15 mijë lekë”, shprehet burime nga Posta shqiptare. Pensionistët kanë mundësi të tërheqin bonusin e fundvitit deri në 30 qershor të 2025, por duket se pjesa më e madhe e tyre e kanë të planifikuar shpenzimin e këtyre parave për festa. /Top Ch///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade