SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Për Sarandën, kruaziera-“Thembra e Akilit’’

Nga Pirro NACI

Kruaziera-“Thembra e Akilit’’ për Sarandën Sot në Sarandë erdhi kroçierja e parë për këtë vit. Një ogur i mirë për turizmin. Pak milje në tutje, në ishullin e Korfuzit erdhi më 9 mars. Sivjet do të ankorohen pothuajse 480 kruaziera në ishullin përballë. Vitet e kalura Korfuzi zinte vendin e dytë pas limanit të Pireut për destinacionin e kruazierës nga pothuajse 40 porte.

Dy dekada më parë Korfuzi ishte në të njëjtën gjendje përsa i përket ankorimit siç është edhe Saranda sot…Brenda dy dekadave ndërtuan portin e ankorimit dhe rezultatet flasin vetë. Kanë 13.5% të turizmit të kruazierë dhe vendin e tretë në Adriatik pas Venecies dhe Dubrovnikut… Saranda i ka të gjitha mundësitë për të ecur në ‘’rrugën’’ e Korfuzit. Vetem se duhen pak metra më shumë liman për tu ankoruar…

’’Pak metra më shumë’’… Kaq e thjeshtë është, këtë na e ka treguar edhe praktika e Korfuzit. Saranda ka se çfarë ti ofrojë kruazierës së Mesdheut. Butrinti, historia, kultura, Manastiri i 40-të Shenjtorëve, Syri i Kaltër, klima e mjaft të tjera, janë objekte të preferuara të turistit të kruazierës. Ne duhet të investojmë pa humbur kohë që të fitojmë edhe ne edhe Kruaziera.

Marrja në konsideratë duhet të jetë një mundësi për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë. Për Sarandën që është e varur nga turizmi do të jetë një mundësi e humbur në qoftë se nuk do të angazhohemi seriozisht me kruazierat.//SARANDANEWS,AL...

error: