SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përfshihet nga zjarri një autobus në dalje të tunelit të Kardhiqit, pasagjerët dalin të tmerruar

Një autobus në lëvizje i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A. është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit, teksa brenda mjetit kishte edhe pasagjerë të cilet dolen të frikësuar pa lëndime fizike.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve. Në momentin kur ka rënë zjarri, pasagjerët i ka kapur paniku dhe kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.//.sarandaNews.al///

error: