Koronavirusi vijon të rrëmbejë të tjera jetë. Një 27-vjeçare nga Berati ka humbur betejën me sëmundjen.
“News 24” raportoi se Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.
Edhe më të trishtë këtë histori e bën fakti që e reja priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndahu nga i fejuari dhe familja e saj në një moshë shumë të re. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo e mërkurë ka qenë ditë zije për familjarët, miqtë, e të afërmit e Ariolës, të cilët e përcollën të renë për në banesën e fundit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI