
Pas miratimit të projektit, në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, filloi ndërhyrja emergjente në çatinë e kishës së Shëndëllisë, në Buhal të Përmetit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se ndërhyrja filloi me heqjen e rasave të gurit dhe ngritjen e skelerisë për vijimin e punës, me pajantimin dhe heqjen e elementeve të çatisë, trarëve dhe mahive.
Kisha e Shëndëllisë (Kisha e Profet Ilisë) është objekt kulti, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, në fshatin Buhal. Ajo ndodhet në një bregore në anë të fshatit pranë lumit Vjosë. Kisha përbëhet nga naosi drejtëkëndësh i gjatë, në drejtim lindje-perëndim, narteksi thuajse kuadratik në perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën Jugore. Narteksi dhe hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës(Nga Edlira RUZI)///
1 nga 7








ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade