Nga Etleva XHAJANKA
Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, tha për ATSH-në se, investimet në rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë në fokus të projekteve kryesore që bashkia ka nisur, krahas atyre me ndikim social ekonomik.
Malaj u shpreh se qëllimi është rrjetëzimi rrugor i Memaliajt, duke nisur nga akset urbane dhe për t’u shtrirë në rrugët rurale të fshatrave.
“Në fshatin Qesarat, me materialet e bashkisë dhe banorët si forcë punëtore kemi arritur të përfundojmë brenda një kohe të shkurtër sistemimin me beton dhe zgarë hekuri të rrugës së fshatit. Ndërsa në fshatin Luftinjë po punojmë për sistemimin e rrugës kryesore të fshatit, në hapjen e kanaleve anësore dhe çakullim”, u shpreh Malaj.
Gjithashtu vijoi ai, në rrugën Levan-Allkomemaj në njësinë administrative Krahës, vazhdon pa ndërprerje puna për sistemimin e rrugës së shumëkërkuar nga banorët.
Malaj tha se, aktualisht po punohet nga lagjja “Bardhaj” në fshatin Levan në drejtim të fshatit Allkomemaj, ku është ndërhyrë në sheshimin, nivelimin dhe hapjen e kanaleve anësore.
Duke u ndalur në investimet e ndërmarra në qendrën urbane të Memaliaj, Malaj tha se, puna është përqendruar në restaurimin e fasadave të banesave, qendrës shëndetësore dhe atyre arsimore.
“Kemi punuar për lyerjen e shtyllave të ndriçimit, që prej kohësh ishin ndryshkur. Ndërsa kemi vijuar ndërtimin e trotuarit me pllaka betoni përgjatë rrugës “Tafil Buzi”, si dhe rehabilituam bordurat përgjatë rrugës “Memo Nexhipi”, për të vijuar dhe në rrugë të tjera duke i kthyer qytetit një pamje të përmirësuar dhe me sinjalistikën e nevojshme që rrit sigurinë rrugore”, u shpreh Malaj.
Ai tha se, puna po vijon me sistemimin e hapësirave publikeve, lulishteve në qytet, ku në ditët në vijim do të vazhdoj mbjellja e luleve, pemëve dekorative dhe vendosja e stolave.
“Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve, hapësirave publike në çdo cep të territorit të bashkisë vijon të jetë prioritet i punës tonë të përditshme”, tha Malaj.///











ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë