SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Personat me aftësi të kufizuar protestë para Kuvendit, Rama: Do dëgjoheni nga ministrja

Persona me aftësi të kufizuara protestuan sot para Kuvendit me kërkesën që të rimarrin ndihmën ekonomike prej 30.000 lekësh, pasi thonë se duan të jetojnë të pavarur ekonomikisht dhe t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Gjatë qëndrimit përpara Kuvendit, ata u takuan me kryeministrin Rama, i cili u zotua se do të dëgjohen nga ministrja e dikasterit përkatës për çështjet që ata kanë.

“Tani nuk mund mundem t’ju marr dot brenda, pasi kam lënë orar për vaksinën. Për momentin do t’ju presë ministrja. Të shohim se çfarë ka marrëveshja. Do t’i them ministres që t’ju takojë. Mos rrini më në shi. Do ta shikojmë marrëveshjen dhe besoj se brenda pak ditësh do t’iu kthejmë përgjigje”, u shpreh Rama.

“Nesër do të shkoj në SHBA dhe kur të kthehem do të komunikoj sërish me ju”, tha Rama.

Një prej personave me aftësi të kufizuar tha se “kemi nevojë të jemi të pavarur ekonomikisht, të mos kërkojmë lëmoshë, na jepni mundësinë të jetojmë të pavarur”.///

error: