– Kane Tanaka, banore e prefekturës Fukuoka në Japoni, e cila sipas Librit të Rekordeve Guinness është personi më i moshuar i gjallë në botë, ka mbushur 119 vjec.
Kane, një grua japoneze e lindur më 2 janar të vitit 1903, e cila jeton në një shtëpi pleqsh në Fukuoka në Japoninë perëndimore, festoi ditëlindjen e saj të 119-të.
Tanaka, e cila zgjidh enigmat me numra, pëlqen çokollatat dhe pijet me gaz.
Para saj, personi më i vjetër në botë ishte Chiyo Miyako, një grua japoneze e cila vdiq në korrik të vitit 2018 në moshën 117-vjeçare.
Më jetëgjata në botë është francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI