Nga Raimond KOLA
Nëntë oficerë të Drejtorisë së Kufirit dhe migracionit në Gjirokastër janë pezulluar nga detyra nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të Rajonit Vlorë-Gjirokastër tha të martën në mbrëmje se ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Gjirokastrës.
Sipas Agjencisë mes oficerëve të pezulluar nga detyra është: Koordinatori i Operacionit me Agjencinë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX; Shef i Sektorit të Migracionit dhe Shef i Sektorit të Hetimit në drejtorinë e Kufirit Gjirokastër dhe disa inspektorë.
Agjencia publikoi inicialet e zyrtarëve të policisë duke pohuar se “vendimi i gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër”.
Agjencia e Mbikqëqyrjes policore thotë se “hetimi erdhi pas informacioneve se disa punonjës policie, në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi”.
Sipas Agjencisë “nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar”.
Zona kufitare e Gjirokastrës njihet si një rrugë kalimi e migrantëve të huaj të parregullt që hyjnë nga Greqia dhe kalojnë tranzit në Shqipëri për të udhëtuar drejt vendeve europiane.
Rreth një mijë migrantë të parregullt janë evidentuar nga policia kufitare shqiptare në këtë zonë gjatë këtij viti.
Pjesa dërmuese e tyre janë ktheyr drejt Greqisë mbi bazë të marrëveshjes së riatdhesimit ndërsa një numër i vogël migrantësh te parregullt, kryesisht nga Afganistani, janë referuar në sistemin shqiptar të azilit.//VOA.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade