– Sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature Communications”, mjeshtrit e mëdhenj të epokës së Rilindjes dhe Barokut si Leonardo da Vinci, Sandro Botticelli dhe Rembrandt shtuan qëllimisht të verdhën e vezës në pikturat e tyre me vaj, shkruan g24.sky.it.
“Burimet janë të pakta dhe studimet shkencore mbi këtë temë nuk janë bërë kurrë më parë”, theksoi autorja e studimit, Ophélie Ranquet e Institutit të Inxhinierisë në Institutin e Teknologjisë Karlsruhe në Gjermani.
E verdha e vezës
Sipas asaj që doli nga studimi, mjeshtrit e epokës së Rilindjes dhe Barokut e zbatuan këtë strategji, sasi të vogla të verdhë veze, ndryshojnë në një mënyrë të qëndrueshme vetitë e bojës dhe artistët e dinin mirë këtë gjë”. Deri më tani mendohej se prania e proteinave si e verdha e vezës ishte rezultat i kontaminimit aksidental.
Ranquet, e cila gjeti gjurmë të substancës në dy piktura në Alte Pinakothek në Mynih, ”Madonna me karafil” e Leonardos dhe ”Vajtimi mbi Krishtin e vdekur” të Botticellit, është e bindur se artistët ishin të vetëdijshëm për pasojat e përzierjes së të verdhës me bojë, duke përfshirë për shembull përmirësimin e rezistencës ndaj lagështirës.
”Të dhënat e reja nuk janë vetëm të dobishme për restaurimin dhe ruajtjen e veprave të artit, por gjithashtu lejojnë një kuptim më të mirë të historisë së artit. Ato na ofrojnë një skenar të ri për të kuptuar teknikat e lashta të pikturës”, deklaroi Maria Perla Colombini, profesoreshë e kimisë analitike në Universitetin e Pizës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI