Dy anëtarë të mafies shqiptare aktive në Greqi janë autorët e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj një bashkatdhetari 32-vjeçar, natën e 26 shkurtit në Agios Panteleimon. Autorët kishin hapur zjarr në publik kundër viktimës së tyre të mundshme dhe më pas u larguan me një taksi.
Me kërcënimin e pistoletave, ata kishin detyruar një shofer taksie t’i çonte në stacionin e Larisës dhe duke u larguar, ata lanë dy pistoleta në automjet.
Në fakt, njëri nga të dy, i njohur si Mili, i ishte arratisur policisë në Kypseli më 20 dhjetor 2020. Një kallashnikov u gjet brenda automjetit që ai la pasi u largua.
Shqiptari i dytë i arrestuar është një 32 vjeçar i njohur si Doriani.
Të dy burrat u arrestuan pas një operacioni policor në Korint së bashku me 4 shqiptarë të tjerë dhe një grek për çmontimin e një grupi që merret me trafikun e drogës.Gjatë operacionit policor, një anëtar 34-vjeçar i grupi u pikas duke drejtuar një makinë në Oraia Eleni, Korint.
Për të shmangur arrestimin, ai u largua me shpejtësi dhe aksidentoi në oficer policie duke e plagosur atë. Sidoqoftë, ai u arrestua më vonë.Veprimi i grupit.Sipas hetimit të policisë, Mili ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizimin e drogës për bashkëpunëtorët e tij. Greku 25-vjeçar, me urdhër të udhëheqësit, ruajti drogën në një shtëpi në Peristeri, si dhe një shqiptar 31-vjeçar në një shtëpi tjetër në Kypseli, ku kishte rekrutuar dy 27-vjeçar bashkatdhetarë për trafik droge.
Një 30-vjeçar merrej me mirëmbajtjen e laboratorit të kultivimit të kanabisit dhe një 34-vjeçar me ruajtjen e drogës dhe armëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI